Regjimi A eshte e veshtire te zgjoheni heret?

Regjimi: A eshte e veshtire te zgjoheni heret?

Zgjimi herët në mëngjes është “çelësi” i një humori të mirë! Kjo në një farë mënyre dihet, por tashmë është vërtetuar edhe nëpërmjet një studimi tepër interesant. Nuk jeni persona që zgjoheni herët? Epo tani ndoshta është ora për t’u bërë të tillë! Sipas disa studiuesve amerikanë, personat më të gëzuar janë ata që e nisin ditën më herët sesa të tjerët. Për pasojë, ata që qëndrojnë në shtrat deri vonë, mund të privohen nga një pjesë esenciale e ditës për mirëqenien e tyre.

Disa profesorë të universitetit Cornell në Nju Jork kanë përdorur mediat sociale si instrumente të matjes së humorit të mirë të personave përgjatë gjithë ditës. Nën shqyrtim u morën më shumë se 500 milionë mesazhe në Twitter dhe 2.4 milionë komente të përdoruesve të rrjeteve sociale nga 84 vende të ndryshme të botës. Nëpërmjet hulumtimit dhe monitorimit të fjalëve të veçanta, hulumtuesit ishin në gjendje që të përcaktonin një model mjaft të qartë: njerëzit janë më të lumtur gjatë orëve të mëngjesit apo gjatë orës kur hanë mëngjesin, pra pak pasi janë zgjuar. Pas kësaj faze të parë, trendi i humorit vjen në rënie dhe vetëm në mbrëmje ai përmirësohet. Kjo do të thotë se ditët tona janë të ngarkuara me stres, qoftë ky i lidhur me punën, transportin publik, ose me të gjitha “sfidat” e mundshme që sjell jeta e përditshme.

 

Ndërsa pa asnjë surprizë, niveli më i lartë i humorit të mirë është ai gjatë fundjavës. Megjithatë, edhe të shtunën dhe të dielën, njerëzit janë më të lumtur në mëngjes: pasi kalohet vakti i mëngjesit, studiuesit kanë vërejtur një ulje të humorit edhe gjatë këtyre dy ditëve, edhe pse jo aq drastike si ajo nga e hëna në të premte. Sipas profesor Rikard Meri (Richard Macy), kjo “lumturi mëngjesi” i detyrohet një ndjesie freskie pas një nate të mirë pushimi. Në fundjavë ekziston tendenca të flihet më shumë, kështu që edhe kjo gjë kontribuon në “ngritjen lart” të shpirtrave të njerëzve. Por me kalimin e orëve, niveli ynë i energjisë bie dhe me këtë vjen një ndjesi lodhjeje.

 

Kjo gjendje, që bashkon të gjitha vendet e ndryshme dhe kulturat e tyre të larmishme, shprehet nga miliona “cicërima” onlajn. Sipas profesorit Keri Koper (Cary Cooper) nga Universiteti i Lancaster (UK), të “përplasësh” humorin “poshtë këmbëve” të njerëzve është mbi të gjitha një punë. Për këtë eksperti rekomandon një sjellje më të qetë në zyrë ose në  çdolloj vendi tjetër të punës, sidomos në lidhje me kolegët. Provoni që ta ruani atë ndjesinë e bukur të mëngjesit sa më shumë të mundeni dhe ta merreni në punë bashkë me ju. Ndërkaq, mos harroni që stresi dhe negativiteti kanë një impakt të pabesueshëm afatgjatë në mirëqenien dhe në shëndetin e trupit tuaj. Mundohuni t’i shmangni ata për të qenë më mirë në të gjitha drejtimet e jetës suaj.

Si ta mësoni veten që të zgjoheni herët

Të jesh një njeri që zgjohet herët nuk është vetëm çështje alarmi, por përfshin një plan strategjik për të programuar “orën e trupit” duke bërë këto veprime gjatë ditës:

1. “Mashtroni orën tuaj të brendshme”

Vendosja e alarmit menjëherë, një orë më përpara se zakonisht është një ndeshje e fortë me veten tuaj. Kështu që merrni hapa më të ngadaltë. Çdo dy ditë, vendoseni alarmin vetëm 10 minuta më herët. Dhe mos u stresoni për të ndryshuar edhe kohën kur do të bini për të fjetur. Ju do të arrini në mënyrë të natyrshme drejt një orari më të hershëm të kohës së gjumit.

2. Përdorni këtë “truk” të mendjes

Gratë kanë tendencë të programojnë ditën e tyre pasi bie alarmi, por kjo të lodh dhe të stërmundon mendërisht. Kështu që bëjeni këtë për të paktën gjatë 30 minutave: rrobat që do të vishni, çfarë do të hani për mëngjes etj. Pas disa mëngjeseve, kjo do t’ju bëhet një natyrë e dytë.

3. Pini kafen para orës 10.00 AM

Merreni sasinë tuaj të kafeinës sapo të ngriheni nga shtrati. Ajo do të japë efektin e saj brenda gjysmë ore dhe do të qëndrojë në trupin tuaj edhe për gjatë orëve të pasdites dhe njerëzit që zgjohen shpejt, janë zakonisht më të rraskapitur. Ju mund të merrni sasinë që dëshironi, por sigurohuni që pas orës 10 të paradites të kaloni të konsumoni pije pa kafeinë. Në këtë mënyrë, kafeina do të jetë jashtë sistemit tuaj gjatë kohës që ju do të shtriheni për të fjetur.

4. Nëse stërviteni, bëjeni pas punës

Ekspertët e gjumit besojnë se stërvitja në mëngjes është një mënyrë e shkëlqyer për t’u zgjuar herët. Por në fakt, koha ideale është menjëherë pas punës. Tri deri në pesë orë pas stërvitjes, temperatura e trupit fillon të bjerë. Kjo i tregon trupit tuaj që është koha për gjumë. Në qoftë se stërviteni në mëngjes, truri ia jep sinjalin trupit tuaj në kohën e drekës dhe kjo hedh poshtë ritmin e ditës tuaj. Duke caktuar orën e stërvitjes, rreth 17.30 trupi juaj do të jetë gati për gjumë në orarin e duhur.

5. Merrni këto vlera ushqimore gjatë paradites:

Ushqimet që kanë një përzierje karbohidratesh, proteinash dhe kalciumi, siç janë qumështi dhe drithërat, ndihmojnë ardhjen e gjumit. Në qoftë se do të keni një dremitje të vogël ndërmjet vakteve, rreth një orë, para orarit të zakonshëm të gjumit, do të keni një pushim më të mirë dhe do të ndiheni më të freskët mëngjesin tjetër.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama