Reforma territoriale ja kush largohen te paret nga puna

Reforma territoriale, ja kush largohen te paret nga puna

Me reformën territoriale disa punonjës të administratës duhet që të largohen. Sipas vendimit të qeverisë, të parët që do të largohen nga puna nga personeli i komunave dhe bashkive të vjetra, do të jenë ata persona që konsiderohen si personel i tepërt.

Në bazë të vendimit, të tillë do të shihen ata persona që nuk e kanë statusin e nëpunësit civil, si dhe ata të cilëve u ka mbaruar kontrata e punës.

“Për punonjësit me kontratë, që nuk janë nëpunës civilë, marrëdhënia e punës transferohet automatikisht. Nëse gjatë procesit të ristrukturimit punonjësve u shkurtohet vendi i punës apo, për shkak të kualifikimeve dhe kushteve të punës, nuk mund të përshtaten në strukturën provizore apo strukturën e re të bashkisë, atëherë atyre u ndërpritet marrëdhënia e punës, duke respektuar afatet dhe procedurat e njoftimit, sipas dispozitave të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, ‘Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë’, të ndryshuar”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama