Raporti bien kerkesat per PC-te

Raporti, bien kerkesat per PC-te

Një hulumtim i një grupi për teknologjinë thotë se kërkesat për kompjuterat personalë në mbarë botën vazhdojnë të bien ndërsa kompjuterat tableta po bëhen gjithnjë e më shumë mjet primar për shumë njerëz. Grupi amerikan Gartner thotë se kërkesat për kompjutera personal në mbarë botën ranë gati 11 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2013 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Grupi thotë se ky është tremujori i pestë radhazi që shënon rënie – periudha më e gjatë në historinë e këtij tregu.

Raporti thotë se konsumatorët në mbarë botën po blejnë tani pajisjet tabletë më të përballueshme në çmim. Në tregjet në zhvillim, raporti thotë se tabletat e lira po bëhen pajisja e parë kompjuterike për shumë njerëz. Këto mjete u bënë popullore pas daljes së iPad nga kompania Apple në vitin 2010. Çmimet për tabletat kanë rënë që nga ai vit, mes konkurrencës së ndezur nga prodhuesit të cilët kanë përmbytur tregun me alternativa më të lira.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama