Rama thyen heshtjen tregon pse e ka sulmuar Donald Trump gjate fushates

Rama thyen heshtjen, tregon pse e ka sulmuar Donald Trump gjate fushates

Gjatë një konferencë për shtyp me ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, Rama tha se respekti i tij për presidentin e ri të –SHBA-së, as që vihet në diskutim.

“Më lejoni t’u them që unë jam shprehur kundër, por u preka si shqiptar nga deklaratat që ai bëri për Kosovën, për muslimanët, emigrantët dhe nuk jam i vetmi, përkundrazi jam një pikë uji në detin e prononcimeve të pafavorshme ndaj tij, gjatë një fushate ku përfshihej e gjithë bota, pasi zgjedhjet e SHBA i përfshijnë të gjithë. Sot ai është zgjedhur nga populli sovran për të udhëhequr SHBA dhe respekti im si kryeministër i vendit dhe yni si qytetarë të vendit, për popullin, qeverinë amerikane presidentin si mishërim i vullnetit të sovranit dhe aleanca jonë as që vihet në diskutim. Ndjej keqardhje, për banalitetin e agallarëve dhe qehallarëve të kafes së madhe të politikës sonë që janë kaq mendjelehtë sa duket sikur sot gati sa nuk i ankoheshin presidentit të Amerikës për mua. Nuk funksionon kështu Bota, SHBA dhe as Shqipëria që kam nderin të qeveris”- tha Rama.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama