Rama dhe Pacolli bejne sefie ne Kazakistan

Rama dhe Pacolli bejne sefie ne Kazakistan

Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ndodhen për një vizitë zyrtare në Kazakistan. Por siç duket të dy zyrtarët veç vizitave që kanë bërë kanë gjetur kohën që të bëjënë edhe selfie. Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm një foto nga vizita e tij në Kazakistan ku ka dalë me kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli.

 

“Me Behgjet Pacollin ne veprën e jashtëzakonshme të ndërtuar nga kompania e tij ne Kazakistan,Teatri i Operës e Baletit “- shkruar Rama në Twitter.

 

 Ndërsa në një postim në faqen tij në “Facebook” një ditë më parë Pacolli shkruante se është shprehur i impresionuar nga performanca e kryeministrit Edi Rama në Kazakistan.

 

“U ndjeva krenar për performancën brilante të kryeministrit të Shqipërisë në këtë vizitë që hap perspektiva të reja investimesh”, shkruan Pacolli.

 

Sipas tij, Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbajev i ka këshilluar kryeministrit Rama të përdorë figurën e Skëndërbeut për imazhin kombëtar.

 

 

 

“Ju duhet ta përdorni figurën e jashtëzakonshme të Skënderbeut në imazhin tuaj kombëtar, i tha Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbajev”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama