Rama Berisha i mbyllte gojen prokurorise 21 Janari pa pergjigje

Rama: Berisha i mbyllte gojen prokurorise, '21 Janari' pa pergjigje

Kryeministri i vendit Edi Rama i ka bërë apel Prokurorisë që të hetojë dhe zbardhë të gjithë çështjen “Doshi”, të cilin ai e quajti një fars.

Në përfundim të seancën plenare të ditës së sotme në Kuvend, Rama tha para gazetarëve se qytetarët duhet të dëgjojnë vetëm për punë por fatkeqësisht në vend të kësaj janë të detyruar të dëgjojnë të gjitha rrjedhat e përroi psikik të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“E shpreh me keqardhje që Shqipëria nuk ka një opozitë, e cila e ka braktisur misionin e saj për të përfaqësuar zërin e qytetarit. Është kthyer në një opozitë që përfaqëson skutat më të errëta”, tha Rama, duke komentuar kështu bllokimin e foltores së Kuvendit nga ana e opozitës.

“Ish-kryeministri na tregoi sot hapur atë që në fakt ka qenë për të gjithë vitet e qeverisë së tij, standardin e tij. Një njeri në pushtet që i mbyll gojën prokurorisë, sot ka lënë pa përgjigje ‘21 Janarin’ dhe drama e skandale korruptive”, tha kreu i qeverisë.

“Ne kemi një standard tjetër që ishte i shpallur që në fillim, standardin e punëve të ndara. I takon prokurorisë që të zbardh këtë fars që na turpëron të gjithëve para partnerëve tanë ndërkombëtarë”, tha ai.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama