Një nga qytetaret pjesëmarresë në takimin që kandidati i mazhorancës për bashkinë e Tiranës, Erion veliaj zhvilloi në Kashar, i tregoi atij se si e kishte futur në punë rival ii tij, Halim Kosova dhe se si e kishte larguar qeveria. Gjithçka, sipas gruas që u prezantua me emrin Violeta dhe si militante e PS, ka ndodhur për asye politike. I zënë ngushtë, Veliaj belbëzoi duke thënë se do ta shikonte hallin e saj, por pa mundur të japë përgjigje.
Violeta: Jam e papunë. Burrin e kam të sëmurë. Halim Kosova më futi në punë 3 muaj para zgjedhjeve kur i qava hallin. Më hoqi qeveria jonë se kujtuan se më kishin futur për fushatë. Shkoj e takoj deputetin dhe më thotë “nuk të fus dot në punë se kam vëllain tim të papunë. E hoqa djalin nga shkolla dhe e futa në punë. Nga 180 mijë lekë që marr, 50 mijë janë oksigjen. Tokë nuk kam.
Veliaj: Unë jam rritur me halle. Do ta verifikoj rastin. Çfarë arsimi ke?
Violeta: Të mesmen.
Veliaj: Do merrem personalisht me rastin tënd sapo të mbarojë ky takim. Por me arsimin që ke duhet të më ndihmosh që të më tregosh që je gati të punosh edhe në privat…