Qeveria shton nje tjeter takse nafta pritet te rritet me 5-10 leke per liter

Qeveria shton nje tjeter 'takse', nafta pritet te rritet me 5-10 leke per liter

Qeveria ka vendosur të shumëfishojë tarifat për dhënien apo përsëritjen e licensave për pikat e shitjes së karburanteve. Në vendimin e marrë më 2 dhjetor, pagesa është 5 milionë lekë për Bashkinë e Tiranës dhe 2 milionë lekë për bashkitë e tjera. Tarifat e mëparshme ishin 30 mijë lekë për Bashkinë e Tiranës dhe 20 mijë lekë për bashkitë e tjera. Ky vendim e rrit me 170 herë çmimin e licensës apo të përsëritjes së saj. E gjithë kjo do të përkthehet në barrë për konsumatorët, si një tjetër taksë e fshehur brenda çmimit të karburanteve. Në final, qytetarët shqiptarë do ta paguajnë akoma më shtrenjt karburantin.

 

Për shkak të akcisëz, taksës së qarkullimit dhe karbonit, Shqipëria ka çmimin më të lartë të naftës në rajon. Me “taksën” e re, efekti në çmim pritet të jetë 5 deri në 10 lekë për litët. Licensat për pikat e karburantit me pakicë jepen nga pushteti vendor për një periudhë 5-vjeçare me të drejtë përsëritjeje. Monitor shkruan se pjesës më të madhe të 1200 pikave të tregtimit të karburanteve u ka mbaruar licensa dhe duhet ta rinovojnë atë. 1200 pikat përllogaritet të paguajnë nga 3.5 deri  në 4.2 miliardë lekë apo rreth 25- 30 milionë euro për rinovimin e licensave. Kjo kosto pritet të reflektohet te çmimi i karburanteve, si kosto shtesë për konsumatorët. Qeverisë i është kërkuar prej kohësh të ulë taksat që ajo i mbledh përmes çmimit të karburantit. Shtesa e kësaj “takse” shkon diametralisht në krah të kundërt me këto kërkesa.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama