Qeramika dhe shpirti i kohes ne Shqiperi

Qeramika dhe shpirti i kohes ne Shqiperi

Po të kthehemi pas në vitet ‘70 dhe ‘80, Shqipëria ishte gjatë rrugës tonë për në Greqi. Ajo ishte vendosur si shkëmb përgjatë kësaj rruge dhe për të mbërritur në Athinë duhet t‘i binim përqark bregdetit të ish-Jugosllavisë. Që prej viteve ‘90 çdo gjë ka ndryshuar. Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, tani ka një hipermodern aeroport, ai është një qytet kozmopolit dhe popullsia nuk është e ndryshme nga çdo qytet i Italisë dhe Spanjës, të paktën ajo që shihet rrugëve të qytetit. Megjithëse predominojnë popullsia myslimane- Muezinët nuk mund të injorohen-pjesa femërore e një pjesë të popullsisë, veçanërisht përfaqësueset e brezit të ri, janë të veshura jo ndryshe nga moshataret e çdo vendi tjetër perëndimor. Që nga riorientimi politik i vitit 1991, qyteti në vetvete është dyfishuar në përmasa dhe nga koha e shëtitjeve, që m‘u kujtuan mua nga Athina, ka një shpërfillje për reliket që vijnë nga arkitektura komuniste. Nga ana tjetër, shtrirja e parqeve të gjelbëruara dhe anët e rrugëve me pemë janë një pamje e këndshme për t‘u parë. Arsyeja e vizitës time të parë në Shqipëri dhe sigurisht në Tiranë, ishte përurimi i ekspozitës "Dialogue", më 25 qershor 2007, në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Në bulevardin kryesor, afër Teatrit të Operës, është edhe Galeria Kombëtare e Arteve që gjithashtu e ka origjinën nga periudha socialiste, por në këtë rast shpirti artistik ka fituar mbi gjigandomaninë në planifikimin dhe ndërtimin kësaj godine. Megjithatë, galeria është planifikuar dhe ekzekutuar me përmasa të arsyeshme, siç mund ta shihni edhe në foton sipër. Pothuajse i gjithë kati i parë është sot në dispozicion të artit kontemporan.

Pesë vjet më parë, një ekspozitë e titulluar "Dialogue" filloi për herë të parë. Këtë vit eventi u organizua përsëri me perspektivën për t‘u bërë një organizim trienal (trevjetor). Përveç kësaj akoma më shumë tani që Galeria Kombëtare e Arteve drejtohet nga Genc Mulliqi, vetë një skulptor dhe qeramist, ajo bashkëpunoi me Shoqatën Shqiptare të Qeramistëve, me kryetar profesorin dhe shefin e Departamentit të Qeramikës në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, Sadik Spahija, për këtë aktivitet.

Organizatorët e kualifikuar, të mbështetur edhe nga ish-kapiteni i skuadrës së kryeqytetit shqiptar të basketbollit, me doktoraturë në menaxhim arti, Gëzim Panariti, i cili tani është ngarkuar me menaxhimin e Galerisë Kombëtare të Arteve, ftuan 39 qeramistë shqiptarë për të marrë pjesë dhe përmbushur qëllimin e titullit të ekspozitës, duke përfshirë edhe 8 qeramistë nga Greqia, Suedia, Finlanda dhe Belgjika. Ekspozita u planifikua për një kohë të shkurtër dhe mund të kishte treguar aspekte më interesante, për këdo që do të ishte i përfshirë nga artistët e huaj, po të kishte pjesëmarrje më të gjerë, por planifikohet që do të ketë më shumë pjesëmarrës në edicionin tjetër.

Megjithatë, ekspozicioni kishte ndërmend të demonstronte gjendjen aktuale të qeramikës shqiptare, e cila ishte shumë interesante-për mua të paktën deri më sot ishte një sasi e panjohur. Në respekt të kësaj, unë dallova që shumica e punëve, por jo të gjitha - ishin skulpturore ose në fushën e instilacionit. Artikujt e qeramikës nuk ishin gjerësisht të prezantuara në këtë ekspozitë, përveçse në format e pjesëve figurative të mbledhura nga elementë të veçantë. Ne ishim gjithashtu të aftë të observonim këtë tendencë gjatë vizitës në Akademinë e Arteve dhe gjatë Workshopit të qeramikës. Punimet me çark nuk ishin shumë evidente. Modelet me allçi ishin shumë të përdorura, jo vetëm për enët dhe skulpturat figurative dhe në to ishin prezent si idetë grafike edhe ato të pikturuara mbi formën e reliefit.

Ne konstatuam se në Shqipëri kishte një numër qeramistësh, që punonin në bazë të traditës. Siç ka pasur dikur në Gjermani, pas periudhës së nazizmit, një lloj arti natyralist - folk, gjë kjo që u evidentua edhe në periudhën pas kolapsit të Gjermanisë Lindore, pra është një fazë e ngjashme e tranzicionit të ekspresionit artistik - njerëzit janë të lirë të çlirojnë vetveten nga formalizmi i gjatë dhe idetë e të kaluarës, por disa nuk e kanë gjetur akoma drejtimin e duhur - ai ishte i diktuar nga shteti për një kohë të gjatë. Kjo nënkupton që punimet akoma prodhohen dhe nuk përkasin ndokund dhe megjithëse ato bëhen me mundim të madh, ato janë larg lëvizjes drejt një tregu internacional të Shpirtit të Kohës. Duke theksuar këto nuk do të thotë që çdo gjë është mbuluar plotësisht me vizatime dhe kjo nuk është impresioni dominues. Shumë gjëra kanë ndryshuar, duke u udhëhequr drejt novacionit, rrugëtimit individual, nën ndikimin e ndryshimit të ideve internacionale - dhe kjo ishte një nga idetë kryesore që ekspozita "Dialogue" donte të theksonte. Kjo tendencë mund të duket edhe në fjalët e Gëzim Panaritit:

"Për menaxhimin e Galerisë Kombëtare të Arteve ne kemi vendosur, para disa vitesh, jo të ankohemi, por të bëjmë më të mirën e mundur në rrethanat aktuale, pavarësisht se situata e artit në Shqipëri nuk është e lehtë", kështu është e mundur të konstatojmë pa rezervë, që shumë prej punimeve shqiptare mund të gjejnë veten në ekspozitat internacionale, së pari ato më të shquarat si të Genc Mulliqit, që ka studiuar dhe punuar në Londër dhe Duseldorf, si dhe instilacionet e Sadik Spahisë.

Do të jetë e lakmueshme për galeri dhe muzeume arti në Evropën Qendrore ose Veriore të ekspozojnë qeramikën shqiptare, duke dokumentuar që shtrirja e artit të këtij vendi tashmë ka arritur në kulturat e Shpirtit të Kohës Evropiane.

Marre nga : Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama