Qente na kuptojne me shume se ce imagjinojme madje na parashikojne

Qente na kuptojne me shume se c'e imagjinojme, madje na parashikojne

Qentë janë besnikë, i adhurojnë përkëdheljet dhe na kuptojnë, por sipas një studimi të fundit ata i tejkalojnë të gjitha këto duke qenë në gjendje të parashikojnë sjelljen tonë. Një rezultat I tillë ka dalë pas një studimi të ‘Abertay University of Dundee’ në Britaninë e Madhe, ku një grup shkencëtarësh vëzhgoi sjelljen e 24 qenve të stërvitur ose jo. Nga monitorimi i sjelljes së tyre u vu re se aftësia e qenve për të kuptuar sjelljet joverbale të njeriut nuk varej nga fakti nëse ishte një qen i stërvitur apo jo por nga shkalla e afërsisë që kishin me njeriun që u rrinte pranë.

Nga studimi rezultoi se qentë janë në gjendje që ta kuptojnë njeriun shumë më tepër se sa mendohej deri më tani dhe se kjo aftësi nuk zhvillohet me anët të stërvitjes.

Përkundrazi kjo aftësi e mikut më të mirë të njeriut është e lindur dhe ajo perfeksionohet nga brezi në brez.

Arsyeja e një sjellje të tillë, sipas studiuesve, është se qenve u është dashur të pranojnë njeriun si partnerin e tyre social gjatë procesit fillestar të zbutjes së tyre, dhe për këtë arsye janë shumë të zotë për të interpretuar sjelljen e tyre. Studimi në fjalë vërteton faktin se në rastin e qenve gjenetika luan një rol themelor, por në të njëjtën kohë ata e perfeksionojnë aftësinë për të kuptuar njeriun gjatë eksperiencës, ose thënë ndryshe familjaritetit që krijojnë me të.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama