Përveç “fotove të ditës”, kandidati i PS për Tiranën Erion Veliaj e ka bërë zakon të postojë edhe nga një “foto nate”, nëpërmjet të cilës përcjell imazhet e asaj që nuk shkon në Tiranë. Fotoja më e fundit e postruar prej tij shfaq një kope me të ashtuquajturit “qentë e bashkisë”, fjalë kjo e përdorur rëndom në zhargonin kryeqytetas, për t’iu referuar qenve rrugaçë që enden nëpër qytet.
Bashkia ka për detyrë të kujdeset që ata të mos shtohen, pasi rrezikojnë qytetarët. Por nga foto i gjithë ky kujdes të lë përshtypjen se ka munguar.