Një qen në Atlanta ka sakrifikuar jetën e tij, për të shpëtuar pronaren dhe fëmijën e saj, duke u dalë plumbave përpara. Qeni i llojit pastor gjerman është shpallur hero në Atlanta të SHBA-së. Noah ngordhi prej plumbit që mori në qafë dhe humbjes së madhe të gjakut. Gjithçka nisi si një zënkë banale në rrugë, ‘Ditën e Falënderimeve’ mes Kodon Martin dhe agresorit. Ky i fundit e ndoqi familjen Martin deri tek parkingu i supermarketit dhe hapi zjarr. “ Familja Martin u gjend nën breshërinë e të shtënave por gruaja dhe fëmija shpëtuan falë ndërhyrjes së qenit”,-tha Hregory Lyon, punonjësi i policisë. Nga ana tjetër, dëshmitarët shpjeguan se kur u dëgjuan të shtënat, disa plumba thyen xhamin e makinës së Martin.
Në këto momente Noah u bë mbroja e gruas dhe fëmijës, duke u dalë përpara. Ndonëse kishte marrë një plumb në qafë, ai doli nga makina për t’iu vërsulur agresorit. Disa minuta më vonë qeni ngordhi prej plagës së marrë. Kodon Martin, pronari i qenit postoi në ‘Facebook’ fotografitë e Noahs. “ Zakonisht unë nuk rri në ‘Facebook’, por dua që njerëzit ta dinë se si qeni im shpëtoi gruan dhe fëmijën, gjatë një sherri të pazakontë. Noah, sakrifikoi jetën e tij duke u hedhur në vijën e zjarrit dhe ndonëse i plagosur ai ndoqi agresorin. Disa minuta më vonë ngordhi. Do të na mungojë. Nuk mundem që të pushoj së qari për të. Noah ishte mbrojtësi i arkës, që është familja ime”,-ishte postimi qe kishte bërë Martin.