Qeni i Putinit shtohet ne listen e zeze te BE-se

Qeni i Putinit shtohet ne listen e zeze te BE-se

Projekt-lista e zezë, e cila do të implementohet në rast të përshkallëzimit të mëtejshëm të ngjarjeve në Ukrainë, përmban edhe qenin labrador të liderit rus, Vladimir Putin.

Lista, sipas “EUobserver”, ka caktuar qenin e vjetër 14-vjeçar, Konin, të njohur edhe si Connie Paulgrave, pasi ai “ka marrë pjesë në mënyrë aktive në procedurat vendimmarrëse të presidentit të Federatës Ruse lidhur me vendosjen e forcave ruse në territorin sovran të Ukrainës”.

Lista që përmban më tepër se 100 emra të zyrtarëve, kryeministrave, biznesmenëve dhe shefave ushtarakë, do të zbatohet pikë për pikë në përputhje me zhvillimin e krizës.

BE ka shënuar në listën e zezë 21 emra në 17 mars, kur Krimea mbajti një referendum “të jashtëligjshëm” mbi pavarësinë e saj nga Ukraina dhe 12 emra të tjera në 21 mars, kur Putini aneksoi rajonin. Ajo nuk ka thënë se çfarë do të nxiste marrjen e masave të mëtejshme.

Një diplomat i BE tha se nëse Rusia pushton tokën ukrainase, po ashtu edhe Gjeorgjinë, Moldavinë, Estoninë, Letoninë, Lituaninë dhe Poloninë, vendet evropiane do të kenë “konsiderata serioze” për marrjen e masave.

Një kontakt tjetër i “EUobeserver” me BE tha se vendosja e kufizimeve për vizat dhe ngrirja e aseteve të Konit do të “dërgonte një mesazh të fortë ndaj lidershipit rus se BE është e aftë të flasë me gjuhën e vet për çështje kaq të rëndësishme.”

Burimi theksoi se vetë Putini e pranoi se Koni, që e shoqëron shpesh në takime zyrtare, luan një rol në politikëbërje.

“Unë përpiqem të konsultohem me qenin tim, Konin që më jep këshilla të mira,” ka thënë Putin për shtypin në vitin 2007.

Një kontakt tjetër me BE-në tha se kancelaria gjermane Angela Merkel ka ndërhyrë personalisht në samitin e fundit të BE për të shtuar emrin e qenit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama