Qe te jetoni gjate hani 7 here ne dite fruta dhe perime

Qe te jetoni gjate, hani 7 here ne dite fruta dhe perime

Ngrënia e shtatë apo më shumë racioneve me fruta dhe perime në ditë të zgjat jetën. Ky është përfundimi i një studimi britanik ku u përfshinë 65. 226 burra dhe gra nga ku rezultoi  se ngrënia e frutave dhe perimeve të paktën 7 herë në ditë ul rrezikun e vdekjes nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Studiuesit e Universitetit College të Londrës kanë përdorur Anketën e Shëndetit Kombëtar (National Health Survey) e cila mbledh çdo vit të dhëna nga njerëzit në Angli përmes anketimeve ose vizitave mjekësore për dietën e ndjekur dhe stilin e tyre të jetesës.

Studimi ku përfshinë të dhënat e analizuara nga viti 2001 deri më 2008 mori në shqyrtim vdekshmërinë në përgjithësi duke përfshirë rastet e vdekjeve nga kanceri apo sëmundjet e zemrës dhe zbuloi se rreziku i vdekjes së parakohshme nga çdo lloj shkaku zvogëlohet dukshëm në rastin e konsumimit të shpeshtë të frutave dhe perimeve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama