Pyetja e biznesmenit per kandidatin Veliaj Perse u mbyll tregu qe la pa paga 2000 vete?

Pyetja e biznesmenit per kandidatin Veliaj: Perse u mbyll tregu qe la pa paga 2000 vete?

Në kuadër të turit të tij elektroral kandidati i koalicionit të majtë, garues për të qenë kryebashkiak i Tiranës, Erjon Veliaj, ka zhvilluar takim edhe me përfaqësues të biznesit kryeqytetas, të cilin, sikurse ai u shpreh e vlerëson partner tepër të rendësishëm për të sjellë rilindjen e qeverisjes së pushtetit vendor.

 

Midis të tjerave, në fjalën e tij Veliaj shprehu gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin bashki-biznes dhe, ndërsa ka prezantuar idenë e tij për të realizuar këtë synim, është shprehur i hapur për ide të tjera. “Vlerësoj bashkëpunimin që kemi pasur me biznesin në këta tetëmbëdhjetë muajt e qeverisjes dhe dëshiroj që këtë bashkëpunim ta shtrij edhe në Bashkinë e Tiranës. Për këtë, unë kam propozuar ngritjen e këshillit ekonomik në Bashki. Ndërkohë, mirëpres çdo ide që ju mund të keni për këtë bashkëpunim”, është shprehur Veliaj.

 

Ndërkohë që sipërmarrësit janë shprehur të gatshëm për pjesëmarrje më të madhe të biznesit në vendimmarrjen e Bashkisë, përmes një përfaqësie të posaçme, që të ideojë përpara se ky institucion të vendosë për taksa apo tatime, biznesmeni i njohur Roland Hysa replikoi me kandidatin për aktin e paprecedent që Bashkia e kryeqytetit, në bashkëpunim me struktura të tjera qeveritare, ndërmorrën ndaj tregut agroushqimor të ish Uzinës “Dinamo”. Duke e mbyllur atë, pa asnjë motiv dhe në rrugë antiligjore, duke përdorur forcën e pushtetit dhe jo atë të ligjit. Një mbyllje kjo e ardhur për interesa të caktuara klanore e që nxjorri në rrugë të madhe jo pak tregtarë dhe la pa paga mbi 2000 vetë.

 

U mbyllën 400 subjekte tregtare të liçensuara dhe u mbushën rrugët e Tiranës me mallra të pa liçensuara dhe të cilat nuk kontrollohen.

 

Si mund ta jap unë votën kur nuk është bërë asnjë sqarim përse u mbyll ky treg? Si mund ta jap unë votën kur nuk u dha asnjë sqarim pse ishte me e vlefshme mbyllja e shkatërrimi i tregut “Dinamo” dhe hapja e të njejtit treg në Kashar? Si mund të hidhen gjthë ata njerëz në rrugë kur në atë treg që pushteti i klaneve e shkatërroi janë hedhur investime milionëshe? Kanë qenë një pjesë e pyetjeve të adresuara nga bisnesmeni Hysaj, por që nuk morrën një përgjigje konkrete nga kandidati për kryebashkiak i koalicionit të majtë Erion Veliaj. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama