Putin nuk terhiqet Vetem Allahu e di pse e rrezuan avionin. Gabohen rende

Putin nuk terhiqet: Vetem Allahu e di pse e rrezuan avionin. Gabohen rende

Nuk tërhiqet Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, i cili edhe një herë tjetër ka ngritur gishtin mbi Turqinë si fajtorja dhe përgjegjësja për vdekjen e ushtarëve rusë në Siri. Teksa duke folur për sanksionet që do të vendosë Rusia për Turqinë, ka thënë se nuk do të ketë vetëm sanksione tregtare.

“Nëse dikush mendon se reagimet e Rusisë do të kufizohen vetëm me sanksione tregtare, gabohen rëndë”, – tha Vladimir Putin në fjalimin e tij drejtuar kombit duke iu referuar rrëzimit të avionit rus nga Turqia.

“Mos harroni rrëzimin e avionit rus. Vetëm Allahu e di pse e bënë këtë”,- shtoi ai. Udhëheqja turke është përgjegjëse për vdekjen e ushtrisë ruse në Siri”.

Putin filloi fjalimin e tij duke falenderuar ushtarët rusë që luftojnë në Siri kundër Isis.

“Përpjekjet e një kombi nuk janë të mjaftueshme për të mposhtur terrorizmin ndërkombëtar”,- vijoi presidenti rus.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama