Një pushuese është ankuar se fatura që i ka ardhur në Shëngjin, pasi ka ngrënë një drekë me bazë ushqime deti, ka qenë shumë e lartë.
Ajo ka paguar mbi 100 mijë lekë të vjetra.
Por a është e tepruar kjo faturë, sidomos kur flitet për ushqime deti?
Pushuesja e ka postuar faturën në faqen e Olti Currit në Fb.
“Do doja te publikoje nje fature nga dreka,minimaliste e djeshme ne Shengjin,ndersa cmimet marramendese,mbi te gjitha me shume mashtruse nga “pritshmerite sezonale”.
Levreku i rezervatit, me dhjame si gic ne bark,te shitet si levrek i eger (1500 leke te reja 1 peshk).
2 racione karkaleca me gjithsej 18 cope=3000 Leke te reja
Artikulli i fundit,minimaliste ne ekstrem e nuk i ngjante emrit 1100 Lek te reja!
Sherbimi e cilesia ishin shume larg qoft Dhermiut,Jales etj etj.
Nuk behet keshtu turizem,” shkruan ajo.