Pushimet ne Amerike Edi Rama Jam me Linden ne nje gezim familjar!

Pushimet ne Amerike, Edi Rama: Jam me Linden, ne nje gezim familjar!

Komentet negative në portale dhe rrjetet sociale, e detyruan kryeministrin Rama të bëjë një sqarim, për vizitën e tij në Amerikë. Përmes zyrës së shtypit në kryeministri, njoftohet se:

“Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten do të kalojnë tre ditë në SHBA, të ftuar për të marrë pjesë në një gëzim familjar të miqve të familjes së tyre. Çdo koment tjetër mbi këtë udhëtim është spekullim”

Sqarohet pra, se Edi dhe Linda Rama e kanë lënë djalin e vogël, Zahon në shtëpi.

Nuk është e qartë se kush e ka ftuar kryeministrin dhe zonjën e tij në Amerikë. Vizita raportohet se do të jetë në Majami, atje ku temperaturat janë perfekte për disa ditë plazh, së bashku me miqtë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama