Pse kaq e revoltuar? Mesila Doda thyen vendimin e PD

Pse kaq e revoltuar? Mesila Doda thyen vendimin e PD

Deputetja demokrate, Mesila Doda, e theu vendimin e grupit parlamentar të PD për të mos marrë pjesë në votimin për heqjen e imunitetit të deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Pasi votoi, ajo foli në sallën e Kuvendit.

“Jam thellësisht e bindur në drejtësinë e aktit të sotëm dhe në votën për të mbështetur institucionet e drejtësisë.

Në momentet që na vjen një kërkesë, nuk mund të flasim dhe të bëjmë lojëra. Do vazhdoj të punoj për një parlament më të mirë se ky që është sot,” tha Doda.

Pasi doli nga seanca, Doda foli për mediat, qartazi e revoltuar.

Ajo tha se nuk ka frikë nga askush.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama