Pse dielli ka rene ne qetesi?!

Pse dielli ka rene ne qetesi?!

Studiuesit janë shqetësuar për faktin se dielli ka hyrë në një cikël “të qetë” 11-vjeçar, në një kohë kur ai duhej të ishte në një periudhë mjaft aktive. Fizikani që merret me studimin e sistemit diellor Tony Phillips, e ka quajtur këtë fenomen “Gjithçka qetësi".

Ky fenomen është parë me shqetësim nga fizikanët të cilët shprehen se dielli duhet të jetë në periudhën më të fortë të tij.

Fuqia e rrezeve diellore,  është më e dobëta e shekullit të fundit. Ky fenomen është i dukshëm veçanërisht në fushat magnetike, të cilat duket të jenë më të ftohta dhe me nxehtësi më të ulët se vetë sipërfaqja e diellit.

Shpërthimet diellore që jo rralle janë pare këto kohet e fundit, kanë ulur në minimum aktivitetin diellor, e si rezultat kanë shkatërruar shtresën e termosferës. Sipas tyre ky fenomen mund të ketë të bëjë pikërisht me termosferën, shtresën e gazeve e cila sipas shkencëtarëve është shkatërruar.

Philips, e përshkroi këtë si një “pushim i përkohshëm diellor”. Por ky fenomen mbetet përsëri i pashpjegueshëm nga fizikanët.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama