Në tre muajt e parë prurjet valutore të emigracionit që kanë mbajtur për 20 vjet ekonominë shqiptare, shënuan një rënie tjetër në masën 4.1 për qind në bazë vjetore. Por, ndërkohë hyrjet e investimeve të huaja direkte u rritën 17 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këto janë disa nga konkluzionet e raportit të Direktoratit Ekonomiko-Financiar të Komisionit Europian për Shqipërinë, në kuadër të analizës së vendeve kandidate dhe ato në proces integrimi.