Protestuesit e opozitës kanë nisur të hedhin tymuese përpara forcave të shumta të policisë që kanë rrethuar parlamentin, ku po zhvillohet seanca e radhës. Pavarësisht hedhjes së tymueseve, mes protestuesve dhe policisë nuk ka patur përplasje fizike. Opozita ka bërë të ditur se protesta do të vijojë deri në mbyllje të punimeve të parlamentit dhe protesta do të jetë paqësore.