Në përfundim të protestës së opozitës ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai ka falenderuar policinë që sot bëri dallimin me të shkuarën, ndërsa tha se protesta e sotme ishte fytyra e së shkuarës.
“Kjo sot, eshte fytyra e te shkuares! Shqiperia e shendetshme, po nderton te ardhmen.
Nuk jemi ende ku duhet, por nuk mund te kthehemi kurre pas.
Shfaqje e shemtuar e fytyres se vertete te shkaterrimtareve!
E shkuara nuk mban dot peng Shqiperine!
Faleminderit Policise se Shtetit!
Nje tjeter dallim i madh me te shkuaren qe kemi lene pas”,- shprehet Tahiri.