Protesta e PD beteja e shifrave/Demokratet pretendojne 400 mije Policia vetem 10 mije

Protesta e PD, beteja e shifrave/Demokratet pretendojne 400 mije, Policia vetem 10 mije

Ashtu sikundër ndodh pas cdo mitingu apo proteste, edhe pas marshimit të djeshëm të Tiranë të thirrur nga Partia Demokratike, ka nisur një betejë për numrin e pjesëmarrësve.

Partia Demokratike pretendon për një pjesëmarrje të qytetarëve në rreth 400 mijë. Partia Demokratike thotë se në protestën e 8 dhjetorit morën pjesë 400 mijë shqiptarë, të cilët sipas saj, “u tubuan në shesh kundër qeverisjes Rama-Meta” dhe bënë thirrje për dorëheqje dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme”.

Por ndryshe nga deklarata e PD-së, policia ka deklaruar se në protestën e opozitës kanë marrë pjesë jo më shumë se 10 mijë vetë.

Ajo që tashmë nuk dihet pas protestës masive të organizuar nga PD është se cfarë do të ndodhë më pas. Askush në selinë blu nuk mund të thotë qartazi nëse protestat do të vijojnë, apo kreu demokrat do të bëjë një tërheqje taktike në pritje të asaj se cfarë do të bëjë Qeveria dhe mazhoranca. Burime nga PD konfirmojnë se protestat mund të organizohen në qytetet më të mëdha, për të kulmuar sërisht në Tiranë, por ende nuk ka një skenar të qartë të asaj që do të ndodhë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama