Një ndeshje boksi është në gjendje që të ofrojë shumë emocione të forta. Megjithatë, kurrë më parë emocionet nuk kishin qënë të natyrës që ofruan Adrian Firkins dhe Ricky Welsby. 44 dhe 24-vjeçarët, përkatësisht, ofruan spektaklin më të bukur në fund të takimit të tyre, për kategoritë gjysmëprofesioniste të disiplinës "WBU", kur ftuan të dashurat në ring dhe i kërkuan dorën e tyre për martesë.
Të duartrokitur nga publiku, vajzat thanë të dyja po, ndërsa ashtu siç kishte hije, kjo ndeshje përfundoi në barazim.