Promovohet libri Gjykata shqiptare ne shoqerite tregtare

Promovohet libri 'Gjykata shqiptare ne shoqerite tregtare'

“Gjykata shqiptare në shoqëritë tregtare” është libri i promovuar ditën e djeshme në mjediset e Fakultetit të Drejtësisë, me autore Argita Berisha, Jorida Rustemaj dhe Armela Kromoçi.

Ky është libër që u vjen në ndihmë studentëve të Drejtësisë, por edhe pedagogëve dhe kërkuesve shkencorë.

Libri synon të analizojë dhe komentojë praktikat e deritanishme të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese mbi koncesionet dhe mbi konkurrencën e lirë në treg dhe mbi arbitrazhin tregtar dhe vendimet e huaja në fushën tregtare.

“Fokusi ynë në këtë libër janë çështjet dhe vendimet gjyqësore mbi ligjet për shoqëritë tregtare  dhe aspekte të veprimtarive tregtare të shoqërive. Problemi kryesor që kemi hasur i atribuohet faktit se shumë pak çështje janë trajtuat nga Gjykata Kushtetuese për shoqëritë tregtare në bazë të ligjit 9901, që është aktualisht në fuqi për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, – është shprehur Argita Malltezi gjatë promovimit, ndërsa Kudret Çela e quajti një punim unikal.

“Është një tekst që plotëson një vakum në fushën e studimeve juridike, veçanërisht në  interpretimin e praktikës gjyqësore”, – tha Çela. Edhe Rustem Gjata ka shprehur vlerësim për këtë punim. “Është vështirë të njihet legjislacioni tregtar dhe veprimtaria e shoqërive tregtare pa  njohjen e praktikës së gjykatave dhe sistemit gjyqësor”, – u shpreh Gjata.

Të pranishëm në aktivitet ishin drejtues të Gjykatës së Lartë, Apelit, të Shkallës së Parë, si edhe profesionistë të fushës së drejtësisë në vend.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama