Projekti zogjte do te lajmerojne per termetet dhe vullkanet

Projekti, zogjte do te lajmerojne per termetet dhe vullkanet

Zogjtë, bletët dhe fluturat duke filluar që nga vitit tjetër do të gjurmohen nga hapësira për të dhënë paralajmërime rreth vullkaneve dhe tërmeteve. Astronautët janë duke planifikuar që të instalojnë një detektor në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor për të gjurmuar lëvizjen e fluturave dhe zogjve. Kjo bëhet për të paralajmëruar vullkanet dhe tërmetet, pasi kafshët janë të afta të kuptojnë aktivitetin tektonik dhe sizmik.

Kordinatori i projektit, Uschi Muller tha se kafshët mund të japin paraljmërim për fatkeqësitë natyrore. "Ky projekt mund të paralajmërojë një fatkeqësi rreth 5 orë më parë", tha Muller. Ky është një projekt i përbashkët i agjencive hapësinore të Gjermanisë dhe të Rusisë, të cilët planifikojnë të vendosin transmetues te zogjtë e vegjël. Sinjalet që do të transmetohen do të kapen nga Stacioni Hapësinor 200 milje mbi Tokë. Projekti mbështetet mbi teorinë se kafshët që jetojnë në afërsi të ujërave nëntokësore janë shumë të ndjeshme ndaj çdo ndryshimi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama