Projekti i Krisur i Google

'Projekti i Krisur' i Google
Mijera balona aerostatike qe fluturojne deri ne 20 kilometra lartesi per te lidhur me internetin 4.8 miliarde persona qe ende nuk jane te lidhur online.eshte ky “Projekti i Krisur” i Google kunder te ashtuquajtures “ndarja dixhitale”, qe sapo ka filluar ne Zelanden e Re, ku kolosi i Mountain View po teston 30 balonat e para per te zgjidhur problemet e lidhura me nje teknologji te larte por ende ne faze eksperimentale.

“Mendojmë se është e mundur të ndërtojmë një unazë balonash aerostatike që fluturojnë përreth globit duke shfrytëzuar erërat stratosferike, për t’u dhënë akses në internet territoreve në tokë”, thuhet në blogun e Google.

“Jemi ende në fillim, por shpresojmë që kjo të jetë një mënyrë për të lidhur rajonet rurale, ato të largëta dhe ato të varfëra, për të bërë të mundur komunikimin edhe gjatë katastrofave natyrore”, vijon njoftimi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama