Projekti i BE Avionet do drejtohen me fuqine e mendjes

Projekti i BE: Avionet do drejtohen me fuqine e mendjes

Kontrolli i mendjes ka arritur nivele të larta, pasi një grup pilotësh ishin në gjendje të fluturonin një avion duke përdorur veç mendimet e tyre. Shkencëtarët gjermanë treguan sesi shtatë pilotë – disa prej tyre pa eksperiencë në fluturim – përdorën kontrollin e mendjes për të udhëtuar me saktësi të çuditshme. Në një stimulim, disa nga pilotët arritën të futeshin në zonën e uljes pavarësisht shikueshmërisë së dobët, ndërsa njëri ishte në gjendje të bënte uljen e plotë deri në vijën e caktuar. Projekti i financuar nga BE i quajtur “Brainflight” përdori elektrodat për të arritur rezultatet e dëshiruara. Kërkimi u krye nga Universiteti Teknologjik i Munihut dhe ai i Berlinit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama