Programi i Google qe do tju nevojitet pas pushimeve (Video)

Programi i Google qe do t'ju nevojitet pas pushimeve (Video)

Përzgjedhja e qindra fotografive nga aparatet fotografike, telefonat dhe tabletat është bërë një detyrë kryesore për shumë njerëz pasi ata kthehen nga pushimet. Mirëpo, Google deklaron se e ka zgjidhur këtë problem dhe thotë se programi i zhvilluar prej tij mund të krijojë në mënyrë automatike libra historish online, që t’u kujtojë njerëzve momentet e udhëtimit. Madje, ky shërbim, pjesë e rrjetit social të Google, i quajtur “Google+”, mund të rregullojë në mënyrë automatike edhe videot e bëra gjatë pushimeve.

 

Si funksionon programi?

Për të përdorur këtë shërbim, përdoruesit thjesht duhet të kenë një llogari në Google dhe të ngarkojnë fotografi dhe video aty, të cilat mund të ngarkohen në mënyrë automatike duke përdorur aplikacionet e telefonit të firmës për sistemet iOS dhe Android. Programi, më tej, mund të grupojë fotografitë, nëse shkrepjet përfshijnë GPS ose nëse programi arrin të lokalizojë një vend.

“Për të filluar me historitë dhe videot, thjesht ngarkoni fotot dhe videot tuaja në Google+”, deklaron kompania. “Kaq mjafton. “Auto Awesome” do të fillojë punën në sfond të kompjuterit dhe ju do të njoftoheni kur historia ose filmi juaj të jetë gati”.

 
 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama