Hakerat përdorën një metodë të quajtur “brute -force crack” për fjalëkalimet me gjashtë karaktere. “Brute –force” është kur një program provon do kombinim të mundshëm ndërmjet numrave dhe fjalëve duke filluar që nga shkronja “a” dhe deri te shenja të tilla si “////”. Njëri prej hakerave, Gosney arriti të gjente 312 fjalëkalime me 12 karaktere që përmbanin vetëm numra, për tri minuta dhe 21 sekonda.
Për të goditur fjalëkalimet më të komplikuara, Gosney përdori një sistem matematikor i njohur si “Zinxhiri Markov”. Ky sistem mund të thyejë fjalëkalime të tilla kur kanë shkronjë kapitale në fillim dhe shkronja të vogla në mes, si dhe simbole dhe numra në fund.