Program i larmishem i Teatrit Kombetar te Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor ne Klik Ekspo Klik

elonaTiranë,20 Nëntor/ATSH-Megi Zonja/.- Teatri Kombetar i Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor do të jetë i pranishëm në Panairin Klik Ekspo Klik që organizohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë ne datat 21-25 Nentor 2015, njoftoi sot ATSH- në , ky institucion .

Stenda e TKOBAP do jetë e larmishme si janë dhe aktivitetet e saj perfshirë ato të viteve të fundit por edhe pergjatë gjithe historikut nga krijimi i tij. Vizitoret do kenë mundesi te shikojnë të ekspozuara kostumet që përfaqësojne artin që zhvillohen në TKOBAP, si dhe kostumet nga operat me te njohura, baletet por nuk mund të mungojnë kostumet popullore nga treva të ndryshme të Shqipërisë.

Do ekspozohen pjesëza te historikut të Operas, si partitura, librete, vegla muzikore që lidhen me disa nga shfaqjet më të hershme dhe që kanë bërë historinë e këtij teatri, duke ju referuar njoftimit per ATSH në.

Shumëngjyrësh dhe plot varietet do jete kendi ku do të vendosen imazhe dhe foto nga shfaqjet më të fundit dhe më të ndjekura. Artëdashesit do kenë mundësi te marrin informacion për aktivitetin artistik në vazhdim, për artistet e TKOBAP, të rejat e fundit apo edhe të blejnë bileta për shfaqjet e ardhshme. Në ekranin e madh në qender të stendes, vizitorët do mund te shohin disa nga shfaqjet më të bukura, opera, balete, koncerte lirike e simfonike si dhe koncerte të Ansamblit Popullor gjatë kohëzgjatjes së aktivitetit se bashku me materiale filmike interesante që lidhen me këto shfaqje. Për të gjithe që e duan artin e TKOBAP, një program artistik do ofrohet ne ditët e panairit në nje miniskenë të vendosur në stendën e tyre.

Programi artistik gjate diteve te Panairit

Datë 21 Nentor 2015, Ora 18.00-19.30 - Koncert me kënge dhe valle i Ansamblit Popullor

(Gjatë ditës anëtare te ansamblit do të jenë prezent në stendë për biseda me publikun)

Date 22 Nentor 2015, Ora 18.00-19.30

Koncert Lirik nga solistët e Teatrit Kombëtar te Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor

(Gjate gjithë ditës solistët lirikë do të jënë prezent në stendë për biseda me publikun)

Date 23 Nentor 2015, Ora 18.00-19.30

Numra te shkurtër baleti nga balerinët e Teatrit Kombetar te Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor

(Gjatë gjithë ditës balerinët do të jenë prezent ne stende për biseda me publikun)

Date 24 Nentor 2015, Ora 18.00-19.00

Koncert i Kuartetit të harqeve të Teatrit Kombetar te Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor

Date 25 Nentor 2015, Ora 18.00-19.30

Koncert i Korit të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor

(Pjestarë të Korit te TKOBAP gjatë gjithë ditës do të jene prezentë në stendëe për biseda me publikun)

Drejtori i Teatrit Kombetar te Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Ilir Kerni, do të jetë në stendë për të prezantuar TKOBAP dhe punën që është bërë dhe vazhdon të bëhet aty diten e shtunë më 21 Nentor 2015, Ora 13.00

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama