Profesore dhe studente te Universitetitit te Tekonologjise se Bradenburgut-Gjermani ne Gjirokaster

TIRANË, 6 Tetor / ATSH / - Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Gjirokastër mirëpriti ditet e fundit , disa studentë të Fakultetit të Arkitekturës nga Universitetiti i Tekonologjisë së Bradenburgut, Cottbus-Gjermani, të cilët ishin të shoqëruar nga dekani i Fakultetit Prof. Dr.hc. Wolfgang H. Schuster, dhe dy asistentet e tij.

DRKK--Gjirokastër njofton se miqtë nga Universiteti i Bradenburgut, vizituan qytetin e Gjirokastrës , kalanë si dhe shtëpinë e Skëndulatëve.

Stafi dhe specialistët e DRKK-së gjatë shoqërimit, ju foli studentëve mbi qytetin e Gjirokastrës , zanafillën e sajë, arkitekturen e shtëpisë gjirokastrite dhe qytetit në tërësi si dhe për historikun e kalasë së lashtë.

Prof. Dr.hc. Wolfgang H. Schuster dhe studentët vizituan Parkun Arkeologjik të Antigonesë dhe qytetin antik të Adrianopolit.

Specialistë të DRKK-se iu folën për këto dy site të rëndësishme të luginës së Drinos.

Miqtë nga Gjermania gjithashtu patën rastin të përjetojnë një nga perlat e trashëgimisë sonë kulturore, polifoninë e Gjirokastrës në krejt larminë e saj, në një koncert të dhënë nga grupi "Argjiro", i cili u organizua në oborrin e shtëpisë së Skëndulatëve, në një atmosferë mbreslënëse ku arkitektura e shtëpisë dhe polifonia shpjegonin njera-tjetrën

DRKK-Gjirokastër thekson se gjatë vizitës së tyre, me stafin e profesorëve, u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit në çështje që kanë të bëjnë me ruajtjen,restaurimin dhe zhvillimin e qytetit të Gjirokastrës, nje nga qytetet me te njohura per nga vlerat kulturore ne Shqiperi dhe ne rajon.

/k.m/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama