Prodhimet BIO certifikohen 274 mije ha toke bujqesore

Prodhimet 'BIO', certifikohen 274 mije ha toke bujqesore

Bujqësia shqiptare, me produktet e saj “BIO”, po tërheq gjithnjë e më tepër investitorë të huaj. Një grup ekspertësh nga Izraeli po vizitojnë fermat bujqësore “BIO” në disa rrethe të vendit dhe po studiojnë kapacitetet e bujqësisë shqiptare.

 

Sipas statistikave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, janë rreth 274.413 hektarë tokë, të certifikuara, ku kultivohen 440 ha prodhime bujqësore, nga të cilat 273.972 janë bimë e egra medicinale/aromatike.

 

Ndërsa numri i operatorëve organikë kap shifrën e 137 fermave, prej të cilëve 126.25 janë kultivues/përpunues, 14 janë grumbullues dhe 17 janë eksportues të prodhimeve “BIO”.

 

Enver Isufi, profesor i bujqësisë organike, shprehet se “politikat e ministrisë së Bujqësisë për përfshirjen e Bujqësisë Organike në skemat mbështetëse kombëtare po ndikojnë në rritjen e kapaciteteve të prodhimit bujqësor “BIO”, pasi, edhe pse në ngastra të vogla toke, fermerët mund të ofrojnë prodhime konkurrente me cilësinë e tyre”.

 

Prodhimet “BIO”, me kontrollin e mbetjeve në mjedis, sigurojnë edhe ruajtjen e biodiversitetit dhe ndikojnë në zhvillimin e agroturizmit. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama