Probleme me gjumin? Mos pini me duhan

Probleme me gjumin? Mos pini me duhan

Probleme me pagjumësinë apo vështirësi për të fjetur? Kjo mund të ketë një zgjidhje mjaft të thjeshtë: mos pini më duhan. Një studimi i ri ka zbuluar se lënia e duhanit, veç të tjerash përmirëson cilësinë e gjumit.

Arsyet pse duhet hequr dorë nga vesi i duhanit janë të panumërta: rreziqet kardiovaskulare, demenca, rreziku për t’u bërë keq të tjerëve përmes duhanpirjes pasive.

Dhe nëse të gjitha këto nuk ju bindin atëherë ka edhe diçka tjetër të cilën ndoshta nuk e dinit; mundësia që problemet e pagjumësisë janë të lidhura gjithashtu edhe me duhanpirjen.

Lidhjen mes shqetësimeve të gjumit, vështirësisë për të fjetur, pagjumësisë, zgjimit shpesh gjatë natës, dhe shumë problemeve të tjera të ngjashme, me vesin e duhanpirjes, e ka zbuluar një studimi i kryer nga Universiteti i Floridës dhe ‘Research Triangle Park’, rezultatet e të cilit më pas janë publikuar në  revistën ‘Psychology, Health & Medicine’. Studimi është i pari që merr në konsideratë lidhjen e mundshme korrelative mes problemeve që lidhen me gjumin dhe të qenët duhanpirës.

Rezultatet treguan se 11,9% e duhanpirësve kanë vështirësi për t’i zënë gjumi, 10,6% zgjohen shumë shpesh natën, 9, 5 % e tyre zgjohen shumë shpejt në mëngjes dhe nuk arrijnë më të flenë sërish.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama