Prezantuesja jep lajmet pa shami skandal ne Arabine Saudite

Prezantuesja jep lajmet pa shami, skandal ne Arabine Saudite

Shfaqja e një prezantuese lajmesh pa shami në një televizion shtetëror të Arabisë Saudite ka shkaktuar një skandal të vërtetë në shtetin konservator islamik. Prezantuesja, identiteti i të cilës mbetet i panjohur, e cila mbante të veshur perçe në videot e tjera që qarkullonin online, shfaqet duke lexuar një njoftim nga Londra për rrjetin televiziv Al Ejbarya. Kodi i fortë i veshjes në Arabi Saudite kërkon që gratë të vishen modestisht, zakonisht me shall dhe veshje të gjata deri te këmbët.

Edhe pse disa gra shpesh janë shfaqur pa shami në programe të ndryshme televizive në vend, kjo është hera e parë që një  prezantuese lajmesh në një televizion shtetëror shfaqet pa shami. Saleh Al Mughailif, zëdhënësi i televizionit Al Ejbarya ka sqaruar se gazetarja po jepte lajmet nga një studio në Britaninë e Madhe. “Ajo nuk ndodhej në një studio në Arabinë Saudite dhe ne nuk do të tolerojmë shkelje të vlerave dhe sistemit të vendit tonë”, u shpreh ai.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama