Në një edicion të limituar të saj, marka prestigjoze zviceriane e orave CVSTOS do të prodhojë orë me simbolin shqiptar të shqiponjës dykrenare. Ky prodhim i veçantë quhet Besa Edition dhe në treg do të jenë vetëm 25 orë të tilla.
Në njoftimin e saj kjo firmë orësh thekson se se ka dizajnuar një prodhim special që i dedikohet kulturës dhe trashëgimisë shqiptare.
Frymëzim për këtë kanë qenë simbolet tona kombëtare, shqiponja dykrenare dhe Besa, ku firma e njohur në njoftimin e saj citon ” shqiponja e zezë dykrenare ndeshet tek flamuri i Gjergj Kastriotit, heroi kombëtar shqiptar, i njohur si Skenderbeu dhe tek betimi i pathyeshëm i Besës, referuar Kanunit të Lekë Dukagjinit, një kod i lashtë i Sjelljes, Nderit dhe Mikëpritjes. Duke krijuar këtë dizajn vlerësojmë kulturën e këtij kombi. Kanuni thotë se ajo që premtohet, duhet bërë”.