Atyre iu kërkua të zgjidhnin femrat më tërheqëse nga tre programet e tyre të preferuara televizive dhe të saktësonin se çfarë do të donin të kishin si ato. Përpara se të intervistoheshin, vajzat u peshuan secila dhe gjashtë muaj më pas, ato u ripeshuan, por pa arritur në evidentimin e ndryshimeve të qënësishme.
Të dhënat e këtij studimi u krahasuan me atë të një anketimi tjetër të realizuar në vajzat me probleme të anoreksisë apo problemeve të tjera të lidhura me ushqimin, të cilat në masë të madhe renditën dëshirën për t’u dukur mirë në jetën shoqërore si shtysën më të madhe për t’u dobësuar. Në një masë shumë më të vogël, adoleshentet renditën dëshirën për t’i ngjarë një personi publik si motivin e tyre kryesor të dobësimit.