Ato janë kompanitë më të fuqishme në botë në fushën e teknologjisë, informatikës e argëtimit. Ato kanë bërë revolucion, siç është “Microsoft”, “Google”, “Apple”, etj. Secila prej këtyre në llojin e saj ka sjellë një teknologji gjithnjë e më të përparuar, duke i krijuar lehtësira komunikimi dhe mundësi argëtimi njerëzimit. Por përveç se ofrojnë shërbime interesante, këto kompani mbartin dhe emra interesantë. Kështu emrat e kompanive më të mëdha e serioze në botë kanë lindur në mënyra nga më të çuditshmet dhe interesantet. Kompania “Apple”, e cila është e shquar për krijimin e “IPod”, e ka marrë emrin nga fryti i preferuar i drejtorit që është molla (apple). “Cisco” është shkurtim i qytetit amerikan “San Francisco”. Por edhe kompanitë e tjera nuk mbeten pas në mënyrën e krijimit të emrave që i përfaqësojnë.
Apple
Historia e emrit të kompanisë që ka krijuar “IPod” është mjaft interesante. Molla (Apple) ishte fruta e preferuar e themeluesit të kompanisë, Steve Jobs (që vdiq nga kanceri). Ai ishte me tre muaj vonesë për regjistruar emrin e biznesit të tij dhe i kërcënoi punonjësit se nëse nuk gjenin një emër deri në orën pesë të mëngjesit, kompania do merrte emrin “Molla” (Apple).
CISCO
Kompania që shet shërbime teknologjike është një shkurtim i emrit të qytetit amerikan “San Francisco”. Sipas një punonjësi të kompanisë, ish-presidenti i saj u frymëzua për emrin dhe logon teksa ecte me makinë dhe pa urën “Golden Gate Bridge” nën perëndimin e diellit. Edhe logoja reflekton urën “Golden Gate Bridge”.
Corel
Emri i kompanisë rrjedh nga themeluesi i saj, Dr. Michael Cowpland. Ndërsa emri “Corel” qëndron për Cowpland Reasearch Library. “Corel” u themelua në vitin 1985 me synimin për të qenë një laborator kërkues. Kompania u përball me një sukses të madh në fillim të viteve ’90 me produktin “Corel Draw” dhe u bë për një kohë kompania më e suksesshme në Kanada.
Google
Emri i kompanisë më të madhe të kërkimit elektronik lindi si një shaka në lidhje me sasinë e informacion që ky “motor kërkues” do të ishte në gjendje të nxirrte. Në fillim ishte “Googol”, një fjalë për numrin 1 të pasuar nga 100 zero. Por kur dy themeluesit ia paraqitën projektin një investitori, ata morën një çek të nënshkruar për “Google”.
Hotmail
Themeluesi, Jack Smith e mori idenë për krijimin e kompanisë, për të hyrë në e-mail nëpërmjet uebit nga një kompjuter kudo në botë. Kur Sabeer Bhatia formoi një plan biznesit për shërbimit e postës elektronike ai provoi gjithë llojet e emrave që mbaronin me “mail” dhe në fund vendosi për “Hotmail” meqë kjo përfshinte shkronjat “html”, gjuha e programit që shkruan faqet e uebit.
Microsoft
Emri i kompanisë është krijuar nga Bill Gates dhe synonte të paraqiste profilin e një kompanie që i dedikohej “Microcomputer Software”. Nga kjo doli “Micro-Soft”. Viza në mes iu hoq disa kohë më vonë. Tashmë “Microsoft” është një kompani me të ardhura vjetore miliardash dollarë e me 76 mijë punonjës në 102 vende të botës.
Motorola
Themeluesi, Paul Galvin vendosi të krijonte këtë emër, kur kompania e tij filloi të prodhonte radio për makina. Kompania më e njohur e radiove në atë kohë quhej “Victrola”. Në fillim të shekullit të XX-të shumë kompani përdornin prapashtesën “ola”. Të tilla ishin “Rock-Ola”, një kompani filmash e quajtur “Moviola” ejt.
ORACLE
Larry Ellison dhe Bob Oats po punonin në një projekt për CIA-n. Emri i kodit për projektin quhej Orakulli (Oracle). Projekti ishte krijuar për të ndihmuar në përdorimin e teknologjisë së re. Pasi projekti përfundoi, Larry dhe Bob vendosën të përfundonin atë që kishin nisur dhe t’ia prezantonin gjithë botës. Kështu lindi kompania “Oracle”.
“Sony”
Kompania “Sony” e ka prejardhjen nga fjala latine “sonus” që do të thotë tingull dhe nga fjala dialektore amerikane “sonny” që u referohet të rinjve të zgjuar. Kjo kompani gjigande tashmë operon në tre segmente – elektronikë, lojëra, argëtime, shërbime financiare dhe të tjera. Këto e bëjnë “Sony” një prej kompanive të plota në botë.
“Yahoo!”
Fjala “yahoo” është krijuar fillimisht nga Jonathan Swift, i cili e ka përdorur në librin e tij, “Udhëtimet e Guliverit”. Kjo fjalë përfaqëson një person që është i pështirë në paraqitje dhe në veprime dhe që s’ka pothuajse asgjë njerëzore. Themeluesit, Jerry Yang dhe David Filo e zgjodhën emrin sepse e konsideronin veten “yahoos”.