Pornografia krijon varesi njesoj si droga dhe alkooli

Pornografia krijon varesi njesoj si droga dhe alkooli

Pornografia, imazhet apo videot me sfond seksual mund të krijojnë të njëjtën varësi që vërehet në rastin e përdorimit të drogave të rënda apo alkoolit.  Ky është përfundimi në të cilin ka arritur një studim i kryera nga Universiteti i Cambridge.

Në këtë studim mbi efektet e pornografisë, shkencëtarët kanë zbuluar se tek njerëzit që janë të dhënë pas imazheve me sfond seksual ‘ndizen’ të njëjtat zona të trurit që janë aktive tek personat e varur nga droga apo alkooli.

Studimi del pak pasi një tjetër investigim kishte nxjerrë në pah se imazhet pornografike janë gjithnjë e më shumë të frekuentuara nga adoleshentët: 25 për qind e të rinjve nga 13-17 vjeç kalojnë gjithnjë e më tepër kohë të lidhur pas sajteve pornografike të ndaluara për moshën nën 18 vjeç. E gjitha kjo sipas ekspertëve, mund të ndikojë negativisht mbi edukimin seksual tek subjektet në fazën e zhvillimit, duke i shtyrë meshkujt t’i përdorin femrat si objekt seksual, çka çon në rritjen e rasteve të dhunës seksuale.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama