Policja vret veten i dergon SMS-ne e te dashurit bashkeshortit

Policja vret veten, i dergon SMS-ne e te dashurit, bashkeshortit

Një punonjëse e policisë britanike vrau veten, pasi një mesazh në të cilin falendëronte një koleg për “takimin e mrekullueshëm që kishin pasur”, ia dërgoi gabimisht bashkëshortit të saj. 46-vjeçarja Gail Crocker u takua me kolegun e saj të punës ndërsa bashkëshorti 49-vjeçar ndodhej në një udhëtim pune jashtë qytetit.

Po atë natë, pas takimit, nëna e dy fëmijëve dërgon gabimisht mesazhin që i drejtohej kolegut të saj në telefonin e bashkëshortit. Në mesazh shkruhej: “Faleminderit për mbrëmjen e mrekullueshme. Do të doja shumë që ta bënim këtë më shpesh”. Pasi bashkëshorti i saj u kthye ata debatuan ashpër, por 46 vjeçarja iu betua njëriut me të ciklin kishte 30 vjet martuar se kjo gjë kishte ndodhur vetëm një herë. Të nesërmen ajo nuk u kthye nga puna, dhe mëngjesin tjetër e gjetën të pajetë pak metra larg shtëpisë pasi kishte konsumuar një mbidozë ilaçesh.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama