Policia arreston 7 studente protestues

Policia arreston 7 studente protestues

Sot, për të shtatën herë me radhë, aktivistët e Lëvizjes “Për Universitetin” në Tiranë – studentë dhe pedagogë të universiteteve shqiptare – protestuan kundër projektpropozimit të qeverisë së Edi Ramës për atë që njihet si “Reforma në Arsimin e Lartë”.

Aktivistët e kësaj lëvizje kërkojnë heqjen e tarifave, rritjen e fondeve të qeverisë për arsimin e lartë, si dhe përmirësimin e kushteve në universitete e konvikte.

Në orët e mëngjesit, aktivistët e kësaj lëvizje protestuan para zyreve të Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, me ç’rast, Policia shqiptare arrestoi shtatë aktivistë të kësaj lëvizje. Të arrestuarit janë: Vitori Çipi, Liri Kuçi, Klaudia Koxha, Klodi Hoxha, Bora Mema, Klodi Leka dhe Alfred Bushi.  Lëvizja “Për Universitetin” ka reaguar menjëherë duke dënuar dhunën policore dhe arrestimin e protestuesve paqësorë. Ndër të tjera, në deklaratën e Lëvizjes “Për Universitetin”, thuhet:

Pas protestës të sotme të Lëvizjes ''Për Universitetin'' përpara zyrave të Kryesisë së Kuvendit kundër reformës shkatërrimtare për arsimin e lartë, e cila ishte duke u diskutuar prej biznesmenëve të universiteteve private, policia e pushtetit ka ndjekur dhe gjurmuar aktivistët, duke i shoqëruar më pas në Komisariatin nr.2 në Tiranë.

Duke shkelur në mënyrë të hapur të drejtat dhe lirinë e shprehjes, duke shkelur Kushtetutën dhe ligje në fuqi për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për të protestuar, pushteti u vendos edhe njëherë përkrah interesave klienteliste dhe kundër qytetarëve të ndërgjegjshëm që interesohen për fatet e shoqërisë.

Lëvizja ''Për Universitetin'' e dënon me ashpërsi këtë represion e dhunë të shtetit policor, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të aktivistëve!



Për Universitetin, Për Shoqërinë!

Universitetin universitarëve, jo tregtarëve e pushtetarëve!


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama