Policet prite blindit te shoqerise Security grabisin 50 mije euro dhe largohen

'Policet' prite blindit te shoqerise Security, grabisin 50 mije euro dhe largohen

Një grabitje e ngjashme me një skenar holllivudian ka ndodhur në Tiranë, ku i’u bë pritë një mjeti të blinduar nga i cili u grabitën rreth 50 mijë euro.

4 persona të veshur si policë, dhe me një automjet me fenelina të uniformave blu, i bënë pritë në zonën e Kasharit një mjeti të blinduar të një kompanie private sigurie, e cila transportonte shumën e madhe të parave.

Nën kërcënimin e armëve, grabitësit morën shumën e parave dhe u larguan me shpejtësi. Pasi përshkuan një distancë nga vendi i ngjarjes, personat i vunë flakën automjetit që përdorën për grabtijen e parave dhe u larguën në këmbë për të humbur gjurmët.

Nga kqyrja e automjetit të djegur, rezulton se edhe ai ishte grabitur posaçërisht për të vënë në zbatim planin e sotëm.

Deri në këto momente janë shoqëruar disa persona të cilët janë marrë në pyetje nga policia. Dyshohet se grabitësit kanë pasur informacione nga punonjës të brendshëm të kompanisë Security.

Këto dyshime lidhen me faktin se ata i kanë bërë pritë automjetit të blinduar në një orar preçiz, të transportit të parave.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama