Poezia e Ilirian Zhupes tek lexuesi apo lexuesi tek Ilirian Zhupa ?

-Ribotohet dy herë brenda 10 ditëve, duke kaluar çdo parashikim të Botimeve Toena-

ilir1Tiranë,14 nëntor/ATSH-Flora Nikolla/.- Duket se diskutimeve mbi poezinë, në se ajo lexohet apo jo në kohët që jetojmë, apo edhe në se a shkon poezia tek burimi i saj ?, shprehje kjo e njeriut tonë të letrave Dritëro Agolli, në këto ditë nëntori me zagushi vjeshte, dhe ethe librash, ju ka dhënë përgjigje pa bujë, libri "Të gjallë dhe të vdekur" i poetit Ilirian Zhupa.

Komenti mbi sa me siper do të ishtë shkurt dhe i kuptimtë, bazuar në statistikat : libri i Zhupës është një befasi poetike pas një heshtje 25-vjeçare! Ribotohet dy herë brenda 10 ditëve, duke kaluar çdo parashikim të Botimeve Toena. Thyen rekorde shitjesh për sa i përket traditës së shitjes së vëllimeve poetike gjatë ditëve të Panairit të Librit në Tiranë. Autografë për të gjitha brezat e lexuesve !!!

Në këta pak rreshta jepet odiseja e këtij poeti, i përcaktuar si një fenomen poetik në letrat shqipe jo vetëm për nivelin e lartë të mjeshtërisë poetike, por sidomos për laboratorin e krijimit të tij poetik, që është unik.

"Është rast i pashoq në letrat shqipe, që një krijues, duke arritur të rreshtohet që në fazën e parë të krijimtarisë së tij ndër individualitetet më të spikatura të kohës dhe të vlerësohet me Çmimin e Republikës për poezitë e tij, të zgjedhë heshtjen 25-vjeçare të mbylljes në laboratorin e tij krijues. Një heshtje poetike, në të cilën nuk u ndërpre kurrë komunikimi i brendshëm shpirtëror dhe artistik me fjalën dhe artin e tij. Vëllimi "Të gjallë dhe të vdekur", që vjen pas një pune sizifiane artistike , mund të thuhet se përbën një nga ngjarjet poetike më të shënuara të këtij çerekshekulli", ka shkruar Shaban Murati, perpara përballjes së librit me publikun.

ilir2Dhe ndodh rëndomtë...!!!, që gjithkush, nje poet , nje kritik, një gazetar të shkruaj në parahyrje të një botimi mendime dhe opinione për t'i përqasur ai..., në botimin premierë që i është dhënë per ta lexuar. E paskëtaj, komentet, intervistat botohen dhe keshtu premiohet libri dhe pritet suksesi ...!!!

Dhe në këtë rrugëtim të përcaktuar nga rregulla strikte por shumë herë më përgjigjë shurdhe dhe memece, këtë herë na jep një përgjigjë të madhe poeti i munguar ne Shqiperi dhe jo vetem, Ilirian Zhupa.

Në këtë Panair të librit të fund vitin 2015, ai rivjen dhe ulet hijerëndë në vendin që kishte lënë bosh në tryezën magjike te poezise. Duket sikur magjia e saj, kishte patur nevojë për të dhe ai ja shleu këtë detyrim sikundër edhe lexuesit të tij që e kishte lënë si të djerë në të paktën një cerek shekulli.

Me një sistem metaforik dhe me energji emocionale, paskëtaj me raportet e vështira të njeriut përballë jetës dhe shpirtit, njeriut dhe qënies, njerëzore dhe qiellores , Zhupa gatuan ne koshiencen dhe subkoshiencen e tij te poetit, lëndën e poezisë së tij, duke i sjellë kesisoj lexuesit, të munguarën e përditshme në gjuhen qiellore të poezise.

ilir_0221"Qysh në moshën e hershme, kur botova poezitë e para, bëhen dyzet vjet. Kohë në të cilën e kam jetuar gjer në thelb edhe fjalën, edhe heshtjen, duke paguar e shpërblyer me tepri edhe për njërën, edhe për tjetrën. Me shpresën se poezia është pa moshë, një gjendje e përhershme dhe e brendshme; pa kalendar dhe me një "agjendë" të saktë e të qartë. Libri "Të gjallë e të vdekur", bashkë me sivëllezërit e tij të lindur gjatë këtij çerek shekulli, ka ndenjur në sepete, duke bërë provën e rezistencës përballë rrjedhës së kohës", ju drejtohet poeti, lexuesit.

Dhe këtë herë duket se ata ja kanë dëgjuar fjalën e poezisë, me mëndje dhe me zemër te hapur , larg rremujes se diteve dhe te neteve tona postballkanike...!!!

Dhe ne këto ditë të fundit të Panairit të librit 2015, ata , (lexuesi) do ta kenë me vetë mesazhin e poetit "Lexuesi im i dashur! Provo ta kapërcesh urën. Kërko nën lëkurën dhe mbi lëkurën tënde, udhëto në qiellin prej fjalësh. Mbas kësaj do të kemi rast të takohemi në vise të tjera fjalësh, që mezi çpresin të ulen në tryezën tuaj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama