Po vjen gjenerata e katert!

Po vjen gjenerata e katert!
Kujdes! Tani telefonin duhet ta blini me sistem adoptimi 4G. Ky rrjet është përdorur për herë të parë në Britani. Deri tani këtë shërbim mund ta ofrojnë vetëm telefonat  Nokia Lumia 920, Samsung Galaxy S3, HTC One XL AND dhe telefoni i ri iPhone 5.

Rrjeti 4G është të paktën pesë herë më i shpejtë se rrejti 3G dhe lejon përdoruesit e internetit nga telefonit që të kryejnë çdo veprim pa pengesë ndërsa nga kompjuteri mund të shihen pa problem filmat HD. Por ndërkohë që ky shërbim ende nuk “ekziston” në Shqipëri, pasi ende jo të gjitha kompanitë e telefonisë lëvizjes nuk kanë shërbimi 3G.

Sa për kuriozitet me 4G një këngë 4 minuta e gjatë në qoftë se me 3G shkarkohet për 16 sekonda me 4G ky proces zgjat vetëm 2.5 sekonda. Kurse për të shkarkuar një film me kualitet normal me 3G duhen 37 minuta e 20 sekonda ndërsa me 4G vetëm 5 minuta e 50 sekonda ndërsa një film HD nga 1 e 20 minuta me 3G me 4G shkarkohet për 12 minuta e 30 sekonda.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama