Plutoni rifiton statusin e planetit?

Plutoni rifiton statusin e planetit?

Njëherë e një kohë kishim nëntë planetë. Të gjithë i mësonim ato dhe krenoheshim me njohuritë e universit. Por në vitin 2006, Unioni Ndërkombëtar i Astronomisë, i cili vendos se kush është e kush nuk planet, i hoqi Plutonit statusin e tij, duke thënë se ishte tepër i vogël për forcë gravitacionale, dhe u skualifikua në rendin e “planetit xhuxh.”

Prandaj mbetën tetë: Mërkuri, Venusi, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani e Neptuni.

Por me të drejtë vendimi nuk shkoi mirë me publikun. Vëzhguesit amatorë të yjeve dhe astronomët mendonin se kjo ishte arbitrare, duke argumentuar se ‘një frut xhuxh është gjithsesi një frut’.

Kohët e fundit qendra studimore Harvard-Smithsonian ka vendosur të hapë debatin me pro dhe kundër duke lënë audiencat të votojnë. Dhe në fund Plutoni rezultoi të ishte një planet.

Debati fokusohej në kushtet që duhen plotësuar për të marrë emrin planet:

• Të orbitojë rreth Diellit,

• Të jetë rrumbullak apo përafërsisht i tillë

• Të tregojë që ka një orbitë të pastër dhe të dominojë gravitacionalisht në zonën e tij

Plutoni u skualifikua fillimisht sepse nuk kishte qartësuar zonën. Është i vogël dhe ka një rreze prej 750 miljesh, rreth 20 për qind sa e Tokës.

Sipas qendrës Owen Gingerich, që drejton komisionin e përkufizimit të planetëve, Plutoni është një planet, por “vetë fjala planet është e përkufizuar nga kultura, e cila ndryshon me kohën,”thoshte me mprehtësi Gareth Williams, i cili prezantonte pikëpamjen e komisionit, prandaj Plutoni nuk është një planet. ndërsa Dimitar Saselov, drejtor i komisionit të Harvardit për origjinën e jetës, “prezantonte pikëpamjen e shkencëtarit të eksoplanetëve.”

Sasselov thoshte mes të tjerave se kriteret e një planeti ishin orbitimi rreth diellit dhe përjashtimi i planetëve jashtë sistemit diellor, të quajtur eksoplanete. Ai ofroi një përkufizim alternativ. Planet është, sipas tij copa më e vogël sferike që formohet rreth yjeve apo mbetjeve të yjeve, gjë që hap shumë mundësi, përfshi dhe atë të rivendosjes së statusit të mëparshëm të Plutonit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama