Plazhi me i cuditshem ne bote!

Plazhi me i cuditshem ne bote!

Ky është plazhi më i çuditshëm që mund të keni parë ndonjëherë. Quhet plazhi i Gulpiyurit dhe është një vend i fshehur dhe jashtëzakonisht i bukur që ndodhet në afërsi të qytetit Llanes të Spanjës. Ai të mahnit me ujin e tij të pastër si kristali, rërën e tij të bardhë dhe të imët dhe qetësinë që të ofron. Çuditërisht në sipërfaqen e ujit formohen edhe dallgë, njësoj si në det. Kjo ka të bëjë me faktin që ky ujë është i lidhur me bregdetin që ndodhet jo shumë metra larg tij, gati 100 metra.

Plazhi furnizohet me ujë të kripur nga Gjiri i Biscay, në detin Cantabrian. Me miliona vite, plazhi është krijuar nga valët e detit të cilat kanë gërryer një seri tunelesh brenda shkëmbinjve që e lidhin plazhin me detin. Pavarësisht se plazhi është i fshehur, ai është kthyer në një vend turistik mjaft të pëlqyer dhe frekuentuar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama