Sony thotë se konsola PlayStation 4 është “lideri i paprekshëm” i Evropës. Presidenti i Sony Computer Entertainment, Jim Ryan, ka thënë se PS 4 ka 90 për qind të shpërndarjes në tregun evropian.
“Ne jemi liderë në çdo shtet në Evropë dhe kemi distancë të madhe në krye të kontinentit”, ka thënë Ryan për VG247.
“Nuk mendoj se kemi më pak se 70 për qind të tregut dhe më shumë se 90 për qind në Evropë”, ka shtuar ai.
Suksesi i Sonyt ka bërë që zyrtarët të mos mendojnë që t’ia zbresin çmimit konsolës.
“Jemi të lumtur me çmimin dhe vlerat e konsolës. Klientët, më e rëndësishmja, janë të lumtur”, ka thënë Ryan.