Plani i Apple per krijimin e ores iWatch

Plani i Apple per krijimin e ores iWatch

Kompania Samsung bëri bujë të madhe kur hodhi nw treg orën e saj të mençur, Galaxy Gear, në fund të vitit 2013. Mirëpo, pjesa më e madhe e atij lajmi u përqendrua në të metat, veçanërisht jetëgjatësia e shkurtër e baterisë.

 

Tani, Apple është duke provuar t’i shmangë hapat e gabuar të Samsung, duke i kushtuar rëndësi të veçantë baterisë. “New York Times” raporton se, Apple ka angazhuar inxhinierë të specializuar në dizajnin e baterisë nga kompani siç janë Tesla dhe Toyota.

 

Kompania amerikane ka eksperimentuar gjithashtu edhe metoda te tjera për ta vënë në funksion orën e mençur, nga karikuesi wireless që përdor fusha magnetike deri tek një pllakë me qeliza solare të ngjitura në pjesën ballore të orës për të gjeneruar elektricitet.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama