Planeti binjak i Tokes

Planeti binjak i Tokes

Shkencëtarët besojnë se në pesë yje të galaktikës sonë ka planetë si Toka, që sillen rreth tyre. Gjithsesi, shkencëtarët janë ende larg qëllimit primar për të gjetur një botë që ngjason me tonën.  Kërkuesit kanë bërë një hap të madh drejt zbulimit të një planeti simotër me Tokën. Mendohet se ky planet ndodhet në një sistem tjetër diellor, i cili është 200 vjet dritë larg nga Toka.

Planeti është pagëzuar me emrin KOI-314c nga shkencëtarët dhe ka të njëjtën madhësi me Tokën, por peshon 60 % më shumë. Për këtë arsye, shkencëtarët dyshojnë se atmosfera e këtij planeti është disa herë më e dendur se e Tokës.  Ky planet ndodhet shumë pranë diellit rreth të cilit rrotullohet, ndaj edhe temperaturat në sipërfaqen e tij arrijnë deri në 104 gradë celsius.

Këto temperatura janë tepër te larta për çdo lloj forme jete. Shkencëtarët besojnë se ky planet mund të ketë qenë si një neptun i vogël, fillimisht dhe më pas atmosfera në e tij mund të jetë krijuar nga rrezatimi i fortë i diellit rreth të cilit rrotullohet.  Ka të dhëna që tregojnë se nuk ka një ndarje të qartë mes gazrave atmosferikë, ujit dhe tokës, ashtu sikundër ndodh në planetin tonë, ndaj edhe zhvillimi i çdolloj forme jete mbetet i pamundur.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama